Surprise Me!

Ekzekutohet ne prite 25-vjeçari | Lajme - News

2020-05-27 1 Dailymotion

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën mëngjesin e së dielës pasi breshëritë e plumbave i morën jetën një 25-vjeçari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 në lagjen?Uji i Ftohtë? pranë zonës së quajtur ?7 Pallatet? kur persona ende të paidentifikuar ekzekutuan të riun Kristjan Breshanaj që shihni në këtë foto.

I riu u qëllua me breshëri teksa kthehej në këmbë në banesën e tij.

Pak minuta më pas policia gjeti në një nga rrugicat e lagjes ?10 Korriku? këtë automjet tip BMW me targa greke në flakë, brenda të cilit ndodhej një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga autorët.

Forca të shumta të policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ndërsa u ngritën pika kontrolli si dhe po vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mbi 10 persona janë shoqëruar në komisariat të cilët janë pyetur për rrethanat e rimit.

Burime nga grupi hetimor thanë se 25-vjeçari ka marrë në trup 5 plumba që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të njëjtat burime thanë se viktima kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon